Euro zbret në 92 lekë, zhvlerësohet më tej edhe prej sezonit turistik
Leku vijon revanshin ndaj valutave të huaja.Ndërkohë që euro po humbet terren përballë lekut, duke u këmbyer aktualisht me rreth 92 lekë ndërkohë në fillim të vitit një euro këmbehej me 96.5 lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë, një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë tendencë është rritja e prurjeve valutore në vend. Fluksi i turistëve, dërgesat e emigrantëve, por edhe investimet e huaja kanë sjellë më shumë valutë në ekonominë shqiptare gjatë korrikut dhe gushtit .Këto muaj janë edhe piku i sezonit turistik në vend ndërsa sipas të dhënave zyrtare Shqipërinë e kanë vizituar mbi 7 milionë turistë të huaj. Ekspertët e shohin kursin e këmbimit si rezultat të ndërveprimit të kërkesës dhe ofertës në treg, ku hyrjet e valutës luajnë një rol...
Burimi:
kohajone.com