Euro U-17, Shqipëria humb edhe ndeshjen e dytë. Gjermania na shënon 4 gola

Euro U-17, Shqipëria humb edhe ndeshjen e dytë. Gjermania na shënon 4 gola

Kombëtarja shqiptare U-17 zhvilloi sot ndeshjen e dytë në Kampionatin Europian, përballë Gjermanisë, në stadiumin “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë u mundën me rezultatin 0-4. Golat për gjermanët u shënuan nga Jeremiah Mensah, Alexander Staff, Wisdom Mike dhe Keziah Oteng-Mensah. Trajneri Andrea Tedesco e nisi takimin me këtë formacion titullar: Raffaele Huli (C), Fabian Hallidri, Fabjano Nuhaj, Leon Sylejmani, Kris Gecaj, Evagjelos Gjoka, Andreas Llana, Alex Ramku, Rikardo Sheji, Gabriel Kulla dhe Arman Durmisi. Gjermania kaloi në avantazh që në minutën e 7-të me golin e Mensah. Shqipëria reagoi menjëherë dhe në minutën e 14-të ishte shumë pranë barazimit, por Kulla dhe...
Burimi: Telesport.al