Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Euro U-17 2025/ Federata e Futbollit vijon me investimet në disa terrene stërvitore, përmirësohet fusha e stadiumit të Luzit
👁3645
Investimet e FSHF-së në kuadër të organizimit të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” vijojnë me ritme të larta. Përveç ndërhyrjeve në stadiumin “Tofik Jashari” në Shijak, Federata e Futbollit ka shtrirë punimet edhe në stadiumin e Luzit në Kavajë. Ky impiant sportiv, që do të shërbejë si terren stërvitor për ekipet finaliste të turneut, po merr gradualisht formën e duhur. Grupi i punës i ngritur nga FSHF ka ndërhyrë në përmirësimin e fushës përmes mbjelljes së barit dhe rregullimit të sistemit të vaditjes, me qëllim që terreni të jetë plotësisht gati për muajin maj. Stadiumet “Tofik Jashari” dhe “Luzi” janë...