Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Euro bie në nivelin më të ulët historik, me sa këmbehet monedha evropiane
Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet për 97.3 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë. Agjentët e tregut valutor shprehen se efekti i sezonit të verës ka ndikuar në zhvlerësimin gradual të korrikut, ndërsa parashikohej që ky trend të shihej në muajin gusht, ku përjetohet edhe piku turistik. Për të ruajtur ekuilibrin në kursin, Banka e Shqipërisë ka blerë valutë dhe në skenarin më pozitiv, ndërhyrja ka ngadalësuar rënien e Euros, por nuk ka mjaftuar për ta ringritur kursin e monedhës europiane. Kursi i Euros pati rënë lehtë poshtë nivelit të 98 lekëve që në qershor, ndërsa një ecuri të ngjashme kanë pasur edhe monedhat...