Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Etimologjia e emrit “Mitrovicë”
Kujtim Sh.DEMIRI M.Sc.05 Qërshor 2020 |Mitrovicë RKS Shumë emra të qyteteve në botë, nuk kuptohen lehtë apo edhe nuk kuptohen fare. Mbase evoluimi i gjuhës e bën që emërtimet e vjetra, të mos japin mesazh të qartë! Edhe emri Mitrovicë, nuk është që ka kuptim në gjuhën e sotshme shqipe – andaj, përmes këtij shkrimi duke u bazuar edhe në opinione të studiusve synoj të paraqes kuptimin e qartë të emrit “Mitrovicë” rrjedhimisht edhe etimologjinë e saj. Në qytetin dhe periferinë e Mitrovicës janë pesë vendbanime të lashta, që dëshmojnë se Mitrovica ka qenë e banuar në periudhën e neolitit, përkatësisht: Municipium D.D. (Dardanorum), Vallaç, Fafos, Zhitkoc dhe Karagaç. Në këto vendbanime të lashta, janë zbuluar objekte të ndryshme për përdorim të përditshëm si objekte...