Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Është kënaqësi të sodisësh kuqërrimin e agimit, pasqyrën e detit, llamburitjen e yjeve’
Nga Arshi Pipa Domethënia e artit Me përqafimin e njerëzimit, veprimi moral e ka kryer misionin e vet. Përtej kësaj pike ai nuk mund të shkojë. Në këtë drejtim, kufijtë janë mbyllur. Por, moraliteti nuk e shteron dinjitetin njerëzor. Dhe, kur njeriu pushon së vepruari, zbulon natyrën. Ç’është natyra? Është mbretëria e ndjeshmërisë, është tërësia e gjithçkaje që është trup: është kafsha, bima, fushat e lumenjtë, pyjet e malet, e gjithë toka; por edhe qielli e yjet. A nuk është vetë njeriu një trup? A nuk i jeton ai, në vetë trupin e tij, aq të dashur për të, ngjarjet...