“Është gjenerator i punësimit”, Berisha: S’do lejmë gjë pa bërë për biznesin e vogël!

“Është gjenerator i punësimit”, Berisha: S’do lejmë gjë pa bërë për biznesin e vogël!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se biznesi i vogën është gjeneratori kryesor i punësimit në Shqipëri. Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat në selinë blu, ku tha se sot situata në biznesin e vogël është dëshpëruese. Ai tha gjithashtu se në programin e PD për biznesin e vogël, parashikohet rritja e tavanit për biznesin pa taksa nga 140 mijë euro në 180 mijë euro, gjë që sipas ish-kryeministrit, ishte pritur shumë mirë nga qytetarët. Pjesë nga fjala e Berishës: Në takimin me biznesin e vogël, gjeta aty një situatë dëshpëruese. Gjeta njerëz të cilët kishin shitjet më minimale. Gjeta shitës që më informonin se pothuaj nuk shes asgjë. Gjeta të tjerë që më thanë se më i riu jam...