“Është e trishtë, por jemi mësuar…”/ Shkrimtari i njohur për protestat e dhunshme: Njerëzit kanë gjithnjë e më pak frikë nga ndëshkimi

“Është e trishtë, por jemi mësuar…”/ Shkrimtari i njohur për protestat e dhunshme: Njerëzit kanë gjithnjë e më pak frikë nga ndëshkimi

Shkrimtari francez, Michel Houellebecq, thotë se skenat e dhunës dhe plaçkitjeve gjatë protestave apo tubimeve masive në Francë nuk përbëjnë më diçka të pazakontë për publikun francez. Në një intervistë për median spanjolle “ABC Diario”, Houellebecq është pyetur për dhunën që ka shoqëruar protestat e fundit në Francë dhe për mënyrën se si ajo perceptohet brenda vendit. Sipas tij, pamjet mund të kenë tronditur opinionin jashtë Francës, por francezët janë mësuar prej vitesh me incidente të tilla. “Prej vitesh tashmë, sa herë që ka një ngjarje që mbledh shumë njerëz në rrugë, qoftë protestë, festë kombëtare apo finale e ndonjë kampionati futbolli, ka edhe plaçkitje. Pothuajse çdo herë”, shprehet Houellebecq. Shkrimtari francez thotë se për këtë arsye ngjarjet e fundit nuk i kanë bërë ndonjë...