Ervin Salianji kërkon lirimin nga burgu

Ervin Salianji kërkon lirimin nga burgu

Me fjalët më të mira, kështu është shprehur institucioni në burgun e Fierit. Këtë të hënë u mbajt seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Sipas avokatit të tij, Ledio Braho, raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier ka rezultuar pozitiv. Gjykata njoftoi se në përputhje me procedurën, është kërkuar edhe raporti i Shërbimit të Provës, i cili duhet të dorëzohet deri më 8 korrik. Vendimi për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht do të merret pas analizimit të këtij raporti....
Burimi: Kohajone.com