Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ervin Hoxha vetë në krye të aksionit: Askush nuk është mbi ligjin, çdo hapësirë e zënë do t’i kthehet qytetarëve
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka qenë vetë në krye të operacionit të nisur sot në Tiranë, që synon çlirimin e hapësirave publike nga ndërhyrjet abuzive dhe kthimin e tyre në funksion të qytetarëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri ka njoftuar fillimin e një fushate të gjerë kombëtare, që synon rivendosjen e rendit urban dhe garantimin e të drejtës së qytetarëve për akses të lirë në hapësirat e përbashkëta. Në terren janë angazhuar struktura të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), të...