Ermal Beqiri tentativa për t’i shpëtuar ekstradimit në Shqipëri, Franca i sekuestron pasuritë miliona euro

Ermal Beqiri tentativa për t’i shpëtuar ekstradimit në Shqipëri, Franca i sekuestron pasuritë miliona euro

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri, i arrestuar në Francë dhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare në kuadër të dosjes “AKSHI”, ka kërkuar sërish lirimin nga burgu. Ai shpreh dëshirën për të qëndruar në Francë, ndërsa vendimi për kërkesën e tij pritet të shpallet të premten. Gazeta franceze Courrier Picard i ka kushtuar një artikull çështjes së Ermal Beqirit, i cili vijon të mbahet në burgun e Beauvais, në Francë. Sipas medias franceze, Beqiri është paraqitur sërish përpara dhomës së hetimeve të Gjykatës së Apelit në Amiens, ku ka kërkuar lirimin e tij. Vendimi i gjykatës për këtë kërkesë pritet të merret të premten. Çështja e biznesmenit shqiptar lidhet me kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta ekstraduar në Shqipëri, ku kërkohet nga drejtësia në kuadër të një...