Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Erion Veliaj ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok
Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Por këtë javë, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe aleati i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, ka bërë më shumë zhurmë se kurrë për të mbrojtur veten. Të martën u publikua një raport nga dy studio ligjore të profilit të lartë – Kasowitz me seli në New York dhe Mishcon de Reya me seli në Londër, që e dënojnë paraburgimin e tij të vazhdueshëm si “të padrejtë”, duke e përshkruar si një “shkelje të mundshme...