Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu, ja kur pritet të dalë përpara gjykatës kryebashkiaku

Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu, ja kur pritet të dalë përpara gjykatës kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej më shumë se dy muajsh ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” nën dyshimin për kryerjen e dy veprave penale, ka kërkuar lirimin nga qelia. Veliaj ka paraqitur kërkesë për revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurisë, si dhe ka kërkuar informacion nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lidhur me ecurinë e hetimeve që po zhvillohen ndaj tij, për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet të mërkurën nga gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Bani, i cili më herët kishte firmosur masën “arrest në burg”...
Burimi: Sot.com.al