Erion Braçe i revoltuar në Kuvend, Kushi i heq mikrofonin. Deputeti: Reforma ndryshon jetën në 15 bashki
Një nga kritikët e fortë nga brenda PS-së për Reformën Territoriale, deputeti Erion Braçe ka kërkuar që në fokus të saj të jetë qytetari dhe jo interesi politik. Braçe kujtoi lidhjen e tij ndër vite me banorët që e kanë votuar, duke theksuar se marrëdhënia me ta është mbi të gjitha njerëzore. “U zgjodha deputet për herë të parë në Poliçan nga njerëz që jo vetëm që më votuan, por më strehuan dhe më mjekuan”, tha ai. Duke folur për reformën territoriale, Braçe kritikoi ndryshimet e shpeshta në organizimin e pushtetit vendor. “Me territorin, pushtetin në këtë vend janë bërë eksperimente pas eksperimentesh”, u shpreh deputeti. Sipas tij, një hartë e re territoriale nuk mund të justifikohet nga interesat elektorale. “Qëndrueshmëria e reformave nuk vjen...
Burimi:
kohajone.com