Erion Bani ‘rrëzon’ Erion Veliajn, ish-kryebashkiaku mbetet në qeli

Erion Bani ‘rrëzon’ Erion Veliajn, ish-kryebashkiaku mbetet në qeli

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Veliajt për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Kërkesa është parashtruar nga avokatët e Veliajt gjatë seancës së informacionit 2-mujor, por gjyqtari Erjon Bani vlerësoi se hetimi ndaj Veliajt duhet të vijojë në masën “arrest në burg”. Kërkesa për zëvendësim të masës “arrest në shtëpi” me një masë më të butë, u refuzua nga gjykata edhe për biznesmenin, Elman Abule.
Burimi: Javanews.al