Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Erion Alibej zbardh vrasjen e vëllait të Talo Çelës: U angazhuan çunat e Fushë-Krujës, Nuredini më shkrojti “Mbaroi Bujari”
Vijon dëshminë këtë të martë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë Erjon Alibej. Alibej ka dhënë detaje për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Erjon Alibej: Bujar Çela ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, vendosa që armën e krimit ta vendosnim te shtëpia e Bujar Çelës. Xhuljani me jepte informacione. Ndërhyn Xhuljan Hoxha nga kafazi: Unë kam qenë në shtëpi. I sigurt qe ke folur me mua o Tomaso Busheta… (Tommaso Buscetta një mafioz italian dhe bashkëpunëtor i drejtësisë). Erjon Alibej: Për Bujarin vendosëm ta ekzekutonim. Si fillim u angazhua Skerdi Tase për ta ekzekutuar dhe Henrik...