Erich Maria Remarque: Paraja është vetëm një iluzion, të gjithë e dinë këtë

Erich Maria Remarque: Paraja është vetëm një iluzion, të gjithë e dinë këtë

Paraja është vetëm një iluzion, të gjithë e dinë këtë e, megjithatë, ka plot njerëz që ende s’duan ta besojnë. Edhe, përsa kohë që është kështu, inflacioni do të vazhdojë deri sa të arrihet hiçi absolut. Njeriu jeton shtatëdhjetë e pesë përqind me fantazinë e vet dhe vetëm njëzet e pesë përqind me fakte… Kjo është forca dhe zotësia e tij, dhe prandaj kjo valle shtrigash që hedhin shifrat, gjen ende njerëz që fitojnë dhe njerëz që humbasin. Ne e dimë që s’mund të jemi ndër ata që fitojnë me çdo kusht, por s’na ka qejfi të jemi ndër ata...