Erëra deri në 140 km/h, stuhia godet Europën, alarm dhe në Shqipëri

Erëra deri në 140 km/h, stuhia godet Europën, alarm dhe në Shqipëri

Stuhia atlantike “Charles” pritet të përfshijë Portugalinë më 11 nëntor, me erëra të fuqishme që në zonat më të ekspozuara mund të arrijnë deri në 140 kilometra në orë. Përballë përkeqësimit të motit, autoritetet portugeze kanë shpallur alarm të kuq në tetë distrikte, përfshirë Lisbonën, si dhe kanë vendosur mbylljen e shkollave dhe të shërbimeve publike joesenciale. Sipas parashikimeve të BBC Weather, sistemi i motit të keq do të zhvendoset më pas drejt jugut të Francës dhe veriperëndimit të Italisë, përpara se të prekë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në Shqipëri, përkeqësimi më i ndjeshëm i motit parashikohet të premten, më 13 nëntor. Reshjet më intensive pritet të përqendrohen në veri dhe veriperëndim të vendit, ndërsa në zonat e tjera parashikohen reshje më të pakta....