Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Erdogan: Po pres avionët F-35 nga Trump, shqetësimet greke janë të pakuptimta
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që e shoqëronin në fluturimin e kthimit nga Azerbajxhani, lidhur me blerjen e avionëve F-35 nga SHBA dhe qëndrimin e Greqisë lidhur me këtë çështje. Sipas mediave të huaja, Presidenti turk argumentoi se “shqetësimi i Greqisë për hapat që kemi ndërmarrë në sektorin e mbrojtjes është i papërshtatshëm dhe i pakuptimtë”, duke thënë se “Turqia nuk përbën kërcënim për asnjë vend që nuk kërcënon sigurinë dhe interesat e tij dhe nuk demonstron një qëndrim armiqësor ndaj tij”. Ai përmendi gjithashtu se diskutoi çështjen e F-35 me Donald Trump...