Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Erdogan paralajmëron se lufta Izrael-Iran mund të sjellë një valë emigrantësh në Evropë
Presidenti turk, Tayyip Erdogan, paralajmëroi se sulmet izraelite ndaj Iranit rrezikojnë të shkaktojnë një valë migrimi drejt Evropës, gjatë një telefonate me kancelarin gjerman Friedrich Merz. “Presidenti ynë deklaroi se ndikimi i këtij përshkallëzimi të dhunës të shkaktuar nga sulmet izraelite mund të dëmtojë rajonin dhe Evropën në aspektin e migrimit”, thuhet në një deklaratë të presidencës turke. Turqia, e cila ndan një kufi prej 500 kilometrash me Iranin, nuk ka regjistruar rritje të mbërritjeve nga Irani gjatë javës së kaluar. “Konflikti që filloi me sulmin e Izraelit ndaj Iranit është një kërcënim i madh për sigurinë rajonale”, shtoi Erdogan gjatë bisedës së tij me Merz, duke bërë...