Erdogan paralajmëron Greqinë: Athina të ndryshojë kurs, të heqë dorë nga militarizimi i ishujve
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka bërë thirrje Greqisë të “ndryshojë kurs” dhe të ndalë atë që Ankaraja e konsideron militarizim të ishujve të Egjeut, të cilët sipas traktateve ndërkombëtare kanë status të demilitarizuar. Deklarata e Erdogan vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë vijojnë të shoqërohen me mosmarrëveshje të forta lidhur me ishujt e Egjeut dhe interpretimin e traktateve ndërkombëtare. Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, pas kthimit nga Bishkeku i Kirgistanit, ku mori pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, Erdogan theksoi se Turqia nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë vendi, por paralajmëroi se Ankaraja nuk do të lejojë shkeljen e të drejtave që pretendon se i takojnë. “Turqia nuk ka ambicie për territorin e askujt,...
Burimi:
syri.net