Erdogan kërkon OKB pa veto, Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

Erdogan kërkon OKB pa veto, Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje për një reformim gjithëpërfshirës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë heqjen e së drejtës së vetos për pesë anëtarët e përhershëm. Sipas presidentit turk, sistemi ndërkombëtar i vendimmarrjes duhet të pasqyrojë më mirë realitetet e botës së sotme. Në një artikull të botuar në Bloomberg me titullin “OKB-ja duhet të heqë veton e Këshillit të Sigurimit”, Erdogan argumentum se krizat e viteve të fundit, përfshirë pandemitë, goditjet në sektorin e energjisë, ndërprerjet e zinxhirëve të furnizimit dhe konfliktet rajonale, kanë treguar kufizimet e një sistemi ku zgjidhja e sfidave globale varet në masë të madhe nga vendimet e një numri të vogël shtetesh. Duke theksuar nevojën që mekanizmat globalë të vendimmarrjes t’u përshtaten kushteve të sotme,...