No Image Available

“Erdhi në shtëpi i shpërfytyruar nga ariu…”, zbardhet dëshmia e djalit të Urim Fikut

Sadete dhe Gazmir Fiku, nënë e bir, kanë dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë, pasi akuzohen për vrasjen e 61-vjeçarit Urim Fiku, përkatësisht bashkëshortit dhe babait të tyre. Ngjarja ndodhi në fshatin Godvi të Bulqizës. Të dy të akuzuarit kanë mohuar përfshirjen në vrasje dhe kanë qëndruar në versionin e dhënë fillimisht, sipas të cilit 61-vjeçari ishte sulmuar nga një ari në pyll. Në deklarimet e tyre, ata kanë pretenduar se Urim Fiku ishte kthyer në banesë i gjakosur dhe me dëmtime të rënda në trup. Sipas këtij versioni, ai kishte marrë më pas pistoletën dhe kishte qëlluar veten në gjoks. Sadete Fiku ka deklaruar se pas ngjarjes kishte njoftuar ambulancën. Ndërsa Gazmir Fiku ka pretenduar se nuk ndodhej në banesë në...