Erdhi me familjen për pushime, gjendet i vdekur një 20-vjeçar në Sarandë

Erdhi me familjen për pushime, gjendet i vdekur një 20-vjeçar në Sarandë

Një i ri është gjetur pa shenja jete në qytetin e Sarandës. Viktima është shtetasi O. J., 20 vjeç nga Maqedonia e Veriut. Autoritetet raportojnë se ai është gjetur i pajetë nga familjarët, brenda një apartamenti në lagjen nr. 1 të qytetit, ku ata ishin akomoduar për pushime në Shqipëri. Nga këqyrja paraprake e trupit raportohet se nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas autoriteteve, dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Policia thotë se autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.