Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Erdhëm për të kërcyer, na detyruan të prostituojmë”!/ Kolumbianet “mbahen peng” në Tiranë
Vajzat nga Kolumbia Ato janë si qindra vajza e gra në botë që u premtohet një jetë më e mirë dhe që, për fat të keq, ngecin në rrjetat e trafikantëve duke u detyruar të ushtrojnë prostitucionin. Stefania jetonte në Kolumbi dhe aplikoi për punë në Shqipëri. Qëllimi i saj ishte të punonte si balerinë nate. Por sot ajo, bashkë me disa vajza të tjera nga Kolumbia, janë nën akuzë për prostitucion, me një pasaportë të bllokuar që nuk e lejon të largohen e, veç të gjithave, pa asnjë ndihmë. “Ne jemi kolumbiane, kemi ardhur këtu të mashtruara nga persona që na sollën, sepse erdhëm me qëllimin për të kërcyer. Kur mbërritëm këtu, kishim borxhe dhe na thanë se duhet të paguajmë, duke qëndruar këtu e...