Erald Kapri publikon pamjet e sulmit me spraj, deputeti paralajmëron kallëzim në SPAK ndaj Skënder Hitajt
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka publikuar pamjet e momentit kur, sipas tij, u sulmua me spraj helmues nga një person civil i maskuar, përpara Kryeministrisë. Kapri pretendon se personi ndodhej pas forcave të policisë dhe e sulmoi teksa ai po kërkonte që t’i përcillej kryeministrit Edi Rama mesazhi për t’i dhënë fund situatës së tensionuar. “Ky është momenti kur sulmohem pabesisht nga kapuçziu i Skënder Hitajt. Po i kërkoja t’i thoshte Ramës t’i jepte fund kësaj situate, sepse nuk kanë faj policët. Edhe ata, ashtu si studentët, jetojnë në këtë vend dhe e duan këtë vend. Por kapuçzinj si ky që guxoi të sulmojë një deputet, imagjinoni çfarë u kanë bërë të rinjve”, u shpreh Kapri. Deputeti deklaroi se incidenti ndaj tij është...
Burimi:
gijotina.com