Era paqe tregtare mes dy fuqive

Era paqe tregtare mes dy fuqive

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përshëndetur “progresin e madh” të bërë gjatë bisedimeve tregtare midis udhëheqësve amerikanë dhe kinezë në Gjenevë mbi tarifat dhe tha se është negociuar një “kthim në status quo-në origjinale”. “Sot patëm një takim shumë të mirë me Kinën në Zvicër. U diskutua shumë, u ra dakord për shumë gjëra”, shkroi Trump në Truth Social. “Negociatat për ‘rivendosjen’ e plotë u arritën në një mënyrë miqësore dhe konstruktive. Shpresojmë, për të mirën si të Kinës ashtu edhe të Shteteve të Bashkuara, që Kina do t’u hapet kompanive amerikane. Është bërë përparim i madh!”, shkroi ai....
Burimi: Tesheshi.com