Era në Washington ndryshon drejtim/ Nesho: Berisha kthehet si alternativë për kryeministër

Era në Washington ndryshon drejtim/ Nesho: Berisha kthehet si alternativë për kryeministër

Rikthimi i Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara merr një tjetër dimension politik. Ish-ambasadori Agim Nesho e cilëson vizitën e kreut të PD-së si një fitore personale dhe një sinjal të rëndësishëm për opozitën shqiptare. Nesho tha se Berisha pritet të zhvillojë kontakte edhe me ligjvënës amerikanë, ndërsa e sheh këtë vizitë si një mundësi për të kërkuar mbështetjen e partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe narkotrafikut. Sipas Neshos, politika amerikane po e vendos gjithnjë e më shumë luftën kundër narkotrafikut në qendër të marrëdhënieve me Shqipërinë. Ai argumentoi se Berisha po rikthehet në SHBA jo thjesht si kryetar i opozitës, por si një alternativë politike që kërkon të paraqesë një tjetër qasje ndaj problemeve të Shqipërisë. Në fokus të...