Epiri shënohej Shqipëri ose Shqipëri e Poshtme

Epiri shënohej Shqipëri ose Shqipëri e Poshtme

Nga: Sherif Delvina. – … “Ndërsa në regjistrin kadastror të Himarës 1520-1536 si edhe regjistrat kadastrorë të rretheve Delvinë, Sarandë e Gjirokastër dhe të një pjese të Çamërisë të viteve 1690,  del hapur se deri në vitin 1690, minoritarë grekë në Shqipëri nuk ekzistonin”…  Herodoti, babai i historisë,  në veprën “Historia”, libri i shtatë, paragrafi II, thotë: “Grekët vunë mbretin Leonidha me 300 spartanë të mbrojnë grykat e Termopileve, me qëllim që barbarëve t’u ndalohej hyrja për në Greqi”. Në paragrafin 146, të këtij libri, na bëhet e ditur se në lindje të Termopileve, gjendej një mal i pakalueshëm, që shtrihej deri në malin Aeta. Ana e rrugës për në lindje është e kufizuar nga deti dhe nga disa lugina e përrenj. Në këtë rrugë...