Enver Hoxha punonte katër orë në ditë, pushonte dy herë në vit nga tre muaj

Enver Hoxha punonte katër orë në ditë, pushonte dy herë në vit nga tre muaj

Nga: Kastriot Dervishi Në vitin 1958, Byroja Politike, pa diskutim dhe propozim, miratonte një vendim që kufizonte kohën e punës të sekretarit të parë. Vendimi që bashkëlidhet, justifikohet me domosdoshmërinë e ruajtjes së shëndetit të udhëheqësit, pikërisht në kohën kur klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste i kërkohej të rriste normat dhe orët e punës. Mirëpo, çfarë pune bënte Enver Hoxha? Tematika e mbledhjeve dhe vendimmarrja vetëm thelb dhe cilësi nuk kishin. Në vendimin e nënshkruar nga Sekretari i Komitetit Qendror të PPSh-së, Hysni Kapo, që hedh dritë punën dhe pushimin që duhet të bënte Enver Hoxha, thuhet “Byroja Politiko e Komitetit Qendror të PPSH, në mbledhjen e datës 10.V.1958, mbase dëgjoi propozimin e shokut Mehmet Shehu me qëllim që të ruhet shëndeti i Sekretarit të parë të Komitetit...