Enrique: Nuk mund ta shpjegoj këtë humbje por ky është futbolli, s’jemi ende në formën më të mirë

Enrique: Nuk mund ta shpjegoj këtë humbje por ky është futbolli, s’jemi ende në formën më të mirë

Luis Enrique mbeti ende në kërkim të përgjigjeve pasi PSG pësoi një humbje tronditëse 2-1 në shtëpi ndaj Monaco të premten në mbrëmje. Rezultati eklipsoi një atmosferë festive në Parc des Princes pas njoftimit të klubit për një kontratë të re me ttrajnerin spanjoll. Para ndeshjes, klubi konfirmoi se Enrique ka rënë dakord për një zgjatje tre-vjeçare të kontratës që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2030. Duke siguruar tashmë tre tituj të Ligue 1 dhe dy trofe radhazi të Champions League, spanjolli konsiderohet si një legjendë në Parc des Princes. Megjithatë, atmosfera nuk kishte e mirë pas ndeshjes, PSG pësoi një humbje zhgënjyese nga një ekip i fortë si Monaco. Kampionët në fuqi janë ende pa fitore pas tre javëve të...