Enigma e re nga Egjipti, gjenden mumiet “gjuhëarta”

Enigma e re nga Egjipti, gjenden mumiet “gjuhëarta”

Arkeologët kanë zbuluar disa mumje të lashta egjiptiane me copa floriri në vend të gjuhës. Sipas “Science Alert”, zbulimi u bë në varrezën Quweisna në deltën e Nilit qendror. Mumiet gjuhëarta u gjetën në një shtesë të re të sitit arkeologjik, ku dhjetëra trupa të tjerë janë varrosur gjatë tre  periudhave të ndryshme në Egjiptin e vjetër. Disa prej skeleteve i kanë kockat të lyera me flori, ndërsa të tjera janë varrosur me flori në formë brumbujsh e lulesh lotusi. Gjuhët e arta janë disi enigmë, edhe pse janë gjetur më parë. Ekspertët mendojnë se në Egjiptin e lashtë, një gjuhë floriri ishte e nevojshme për të patur marrëdhënie të mira me hyjninë e botës së nëndhenshme, Osiris. Njësoj si Hadi në Greqi, Osiris jetonte...