Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Energjia diellore, burimi kryesor për Evropën në qershor
Energjia diellore u bë burimi kryesor i energjisë elektrike në Evropë në qershor, për herë të parë për një muaj të tërë, duke kontribuar me 22.1% të prodhimit, mbi centralet bërthamore (21.8%) dhe energjinë e erës (15.8%), theksoi të enjten qendra britanike e kërkimit Ember. Ajo u pasua nga gazi natyror (14.4%) dhe hidrocentralet (12.8%), sipas tabelave që citon në analizën e saj. Sipas të njëjtit burim, për të paktën 13 ditë u thye një rekord në aspektin e prodhimit të energjisë nga panelet fotovoltaike, si për shkak të instalimit të tyre të vazhdueshëm ashtu edhe për shkak të diellit...