Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Ëndrra që pa Vojsava, bashkëshortja e Gjon Kastriotit, shfaqja e mrekullisë që paralajmëroi lindjen e Skënderbeut
Nga Albert Vataj Të gjithë njerëzit e zgjedhur e paralajmërojnë ardhjen e tyre në jetë. Është gjuha e ëndrrave dhe gjyha e yjeve që vjen si një mesazh, vjen si një lajm hyjnor, vjen si një parathëenie ogurmirë. Asgjë e rastësishme nuk ndodh. Gjithçka është e parathënë. Gojëdhënë, legjendë apo trill i shkrimtarit, skalitja e këtij lajmi të mirë, sendërgjimi i kësaj paraardhje hyjnore të magjeps edhe sot pas kaq vjetësh qyshkur u lind dalzotësi i Arbrit. Edhe e lindja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastroti-Skënderbeu erdhi përmes një ëndrre paralajmëruese, një ëndrre e cila u skalit me yjet e natës së ngjarjes galaktike. “Ajo që unë e mora si një shfaqje mrekullie dhe që u profetizua prej shumë vetave për lavdinë e këtij njeriu”,...