Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ Vodhi disa sende dhe kartë bankare, përfundon në pranga 29-vjeçari në Ksamil
Një 29-vjeçar i identifikuar si Andi Stërniqi ka përfunduar në prangat e Policisë së Sarandës pasi vodhi 4 celularë, orë dore dhe karta banke në një banesë gjatë natës. Bëhet me dije se shtetasi u ndalua në një dyqan pasi tentoi të shiste telefonin e vjedhur. Blutë kanë gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”. Njoftim i Policisë: Strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas kallëzimit nga shtetasi E. M., për vjedhje në banesën e...