Emri/ Vendoset lëndë plasëse në automjetin e mjekes

Emri/ Vendoset lëndë plasëse në automjetin e mjekes

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje, rreth orës 03:55 në rrugën “Pjetër Budi”, Tiranë. Dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases Matilda Kaja, me profesion mjeke. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv