Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Emri/ U vra me armë zjarri në Vaun e Dejës, zbulohet identiteti i viktimës
65-vjeçari i cili u gjet këtë të hënë i vrarë me armë zjarri është identifikuar si Frrok Lleshaj. Sipas policisë, ai u gjet në rrugë në fshatin Paçram të Vaut të Dejës rreth orës 21:00 pa shenja jete. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Top Channel