Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
EMRI/ U aksidentua në vendin e punës, ndërron jetë 59-vjeçari te Trauma
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, në spitalin e Traumës ka ndërruar jetë një 59 vjeçar, i cili mbeti i aksidentuar mesditën e sotme në punë. Burime për Abc News, thanë se Tomorr Koçi, 59 -vjeçari që humbi jetën në spital, ka qenë duke punuar si saldator në Këmishaj të Lushnjes, ndërsa ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, e cila i solli dhe vdekjen. 59-vjeçari është transportuar me autoambulancë rreth orës 15:00 në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por, pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve të marra.