No Image Available

EMRI/ Po punonte për asfaltimin e rrugës, 20-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini, 20 vjeç, banues në Trevi, u përfshi në një aksident gjatë punimeve për asfaltimin e një rruge. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Santa Cristina, ku i riu ishte duke punuar së bashku me punonjës të tjerë. Sipas informacioneve paraprake të mediave italiane, mjeti rrafshues i asfaltit që ai po drejtonte është përmbysur, duke e zënë poshtë të riun. Kolegët e tij kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, por plagët e marra kanë qenë tepër të rënda dhe pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Në vendin e aksidentit mbërritën personeli mjekësor i urgjencës 118 dhe...