Burimi:
Top-Channel.tv

EMRI/ Në mesin e njerëzve më të pasur në botë, kush nuk humbi para për shkak të tarifave të Trump
👁11773
Warren Buffett është i vetmi në mesin e 500 njerëzve më të pasur në botë që nuk humbi para për shkak të tarifave të Trump. Kjo ndodhi për shkak se 94-vjeçari filloi të shiste aksione të kompanive amerikane menjëherë pasi Trump mori detyrën. Filozofia e qëndrueshme e Buffett po rishfaqet mes ankthit të investitorëve, në vazhdën e rënieve të mëdha të tregut të shkaktuar nga njoftimet për tarifat nga presidenti Donald Trump. Kryetari dhe CEO i Berkshire Hathaway, i njohur si “Oracle of Omaha”, shpesh ka këshilluar se rëniet në tregun e aksioneve, mund të përfaqësojnë mundësi dhe jo rreziqe....