Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës
Një i dënuar në burgun e Lezhës ka ndërruar jetë. Sipas burgjeve, është konstatuar pa puls i dënuari Allush Hysa, 36 vjeç. I dënuari ndodhej në dhomën nr. 3, kati i parë, godina nr. 5 dhe vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”, që nga data 27.11.2021, në zbatim të vendimit gjyqësor. Ai ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore. Referuar dosjes, Hysa ishte arrestuar në 2014 për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.