Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ Kërcënoi për vdekje gruan dhe djalin, përfundon në pranga 48-vjeçari në Tiranë
👁2605
Një 48-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se kanoste bashkëshorten dhe djalin se do t’i vriste. Në pranga është vënë shtetasi Elvis Bana. Sipas informacioneve policore, policia është njoftuar se mbrëmë, në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”, një person po kanoste familjarët e tij për jetën, me hanxhar. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes policia ka vënë në pranga 48-vjeçarin dhe ka sekuestruar mjetin prerës që mbante në dorë. Nga verifikimet ka rezultuar se Bana ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. Njoftimi: Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje. Ndërkohë...