EMRI/ I shpërthyen makinën me tritol në parkim, shënjestra është një mjeke në Tiranë

EMRI/ I shpërthyen makinën me tritol në parkim, shënjestra është një mjeke në Tiranë

Është zbardhur identiteti i personit ndaj të cilit u vendos një sasi tritoli në automjet mëngjesin e sotëm në Tiranë. Sipas informacioneve, mësohet se  shënjestra ka qenë një grua, konkretisht Matilda Kaja me profesion mjeke. Më herët u bë e ditur nga Policia se një sasi lëndë plasëse është vendosur në gomën e parë të automjetit të parkuar në afërsi të një spitali në rrugën "Pjetër Budi". Mësohet se si pasojë e lëndës plasëse ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Burimi: Syri.net