Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ I dënuar për plagosje nga Gjykata e Milanos, arrestohet 42 -vjeçari në doganën e Hanit të Hotit
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin: Vuksan Gjoni (Guri), 42 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Itali.