EMRI/ Gjendet sasi tritoli jashtë lokalit në Kurbin, forcat xheniere në vendngjarje

EMRI/ Gjendet sasi tritoli jashtë lokalit në Kurbin, forcat xheniere në vendngjarje

Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit Ilir Ndoci, 52 vjeç, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse. Menjëherë janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv