EMRI – Gjendet i pajetë në rrugë në fshatin Paçram 65- vjeçari, është vrarë me armë zjarri…

EMRI – Gjendet i pajetë në rrugë në fshatin Paçram 65- vjeçari, është vrarë me armë zjarri…

Një vrasje ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së sotme në Vaun e Dejës, në Qarkun Shkodër. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:00, në fshatin Paçram dhe policia e konfirmon gjetjen e një trupi të pajetë, i cili dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri. Viktima është Frrok Lleshaj, 65 vjeç, kurse forca të shumta policie shkuan në vendngjarje. Viktima mësohet se ka qenë më parë i dënuar për krimin e vrasjes, ndaj edhe pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme. Me vendim nr.37, datë 17.03.2006 Gjykata Shkodër ka dënuar me 25 vite burgim Frrok Lleshajn për  vrasje me dashje të kushëririt të tij, Dodë Lleshaj.  Frrok Lleshaj është  liruar më datë 16.03.2023. Vau i Dejës / Informacion...