Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRI/ Aksident në punë, humb jetën 56-vjeçari në Fier
👁7183
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Daullas, Fier. Fermeri 56-vjeçar Agron Sukulli ka mbetur aksidentalisht viktimë teksa po kryente shërbime xhenierike poshtë mjetit zetor. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së viktimës. Trupi i pajetë i tij ndodhet ende në vendngjarje, ku ka mbërritur grupi hetimor dhe efektivë të Policisë së Fierit, të cilët po kryejnë ekspertizën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.