Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
EMRI/ Aksident i rëndë në Sarandë, 27-vjeçari dërgohet me helikopter te Trauma
Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”, ku mjeti “Citroen” me targa AB122NO, i drejtuar nga Danjel Veizi, i ka prerë rrugën, pas një manovre të gabuar, mortorit “Yamaha” TMax me targa CB876, që drejtohej nga Aurel Gumeni, 27 vjeç. S i pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës, për shkak të politraumave, është nisur me helikopter drejt Tiranës.