(EMRAT) U kapën me 36 kg marijuanë në Greqi, identifikohen shqiptarët
Janë identifikuar 3 shtetas shqiptarë të kapur në Janinë, teksa transportonin 36 kg marijuanë. Operacioni u krye nga policia e Janinës në bashkëpunim me policinë kufitare të Filatit. Mësohet se në dy automjetet, në njërin prej të cilave u gjet sasia e drogës dhe tjetri ishte shoqërues, janë arrestuar shtetasit Algert Belucaj, 37 vjeç, si dhe Kevin Rushani e Briken Colaj. LEXO EDHE: Dyshohet se ishin nisur nga Saranda, kapen në Greqi 36 kg marijuanë Nga hetimet e deritanishme të policisë greke me atë shqiptare, dyshohet se sasia e drogës ka kaluar nga kufiri i gjelbër i Kakavijës për t’u ngarkuar më pas në njërin nga mjetet, me qëllim futjen në brendësi të territorit grek.
Burimi:
syri.net