EMRAT/ Sulmi ndaj Policisë dhe përplasjet te Komisariati, 16 persona të shoqëruar, mes tyre edhe 7 nga organizatorët e protestës!

EMRAT/ Sulmi ndaj Policisë dhe përplasjet te Komisariati, 16 persona të shoqëruar, mes tyre edhe 7 nga organizatorët e protestës!

Dita e 94-t e protestës u shoqërua me tensione dhe përplasje në bulevardin para Kryeministrisë dhe më pas në disa nga Komisariatet e Tiranës ku u shoqëruan tubuesit që goditën dhe kundërshtuan Policinë. Policia deri në orët e para të mëngjesit të sotëm kishte shoqëruar 16 persona, mes tyre edhe 7 nga organizatorët e saj. Ata janë Andi Tepelena, Arben Kola, Dritan Goxhaj dhe Edison Lika. Shkak u bë përplasja te Komisariati nr. 3 rreth mesnatës së djeshme, ku u kërkua lirimi i të shoqëruarve. Policia ndërhyri për të liruar rrugën e bllokuar dhe vendosur rendin, teksa protestuesit sulmuan dhe kundërshtuan. Dje pati edhe disa efektivë të lënduar nga gurët. Mësohet se mes të shoqëruarve janë edhe disa aktivistë të tjerë, si Arvina Lleshi, Bora...